Bunjaku: ZRrE i shërben partisë në pushtet

Deputetja e LDK-së, Bunjaku-Rexhepi ka thënë se kryeministri Kurti duhet ta shkarkojë menjëherë bordin e ZRrE-së, sepse siç thotë ajo, kur Kurti ka qenë në opozitë ka kritikuar gjithmonë këto gjëra

Valentina Bunjaku-Rexhepi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka thënë se Zyra e Rregullatorit për Energji(ZRrE) i shërben partisë në pushtet.

Deputetja e LDK-së, e ftuar në emisionin “Five”, ka thënë se ZRrE-ja duhet të gjejë një kod buxhetor dhe t’i kthejë mjetet tek qytetarët, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Vendim ky i cili e kishte pezulluar vendimin e ZRrE-së për tarifat e reja të energjisë elektrike.

“Është e vërtetë që është rritur cmimi i energjisë në të gjitha vendet, por tek ne ka pasur rritje 100 për qind, sepse ZRrE është mjet politik që i shërben pushtetit”, ka thënë ajo.

Ndërsa ajo ka shtuar se kryeministri Albin Kurti duhet ta shkarkojë menjëherë bordin e ZRrE-së, sepse siç thotë ajo, kur Kurti ka qenë në opozitë ka kritikuar gjithmonë këto gjëra.

“Bordi i ZRrE-së duhet të shkarkohet menjëherë nga Albin Kurti, sepse kur kanë qenë në opozitë kanë kritikuar të gjithë, menjeherë duhet të shkarkohet bordi dhe duke filluar në muajt në vijim, të bëhet kthimi i mjeteve tek qytetarët”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, çmimi i energjisë elektrike është rritur edhe në Ballkan Perëndimor, por jo 100 për qind si në Kosovë, e krejt këtë ajo e ka quajtur pakujdesi të Qeverisë Kurti.

“Kjo Qeveri është duke i dëmtuar qytetarët, edhe serbëve në veri i’u kanë mbuluar tarifat e energjisë elektrike, ndërsa qytetarët e vetë po i dëmton”, ka thënë Bunjaku.

Ajo ka shtuar se si pjesë e Komisionit Hetimor Parlamentar, do të bëhet ftesë publike nga ana e tyre për rikthimin e këtyre mjeteve tek qytetarët në muajt në vijim, por vetëm pasi të shkarkohet ky bord i ZRrE-së.

“Patjetër që ne si komision do të tentojmë ti kthejmë këto mjete, do të bëj ftesë publike në komision që qytetarëve të i kthehen këto mjete, prandaj, ZRrE duhet të gjej zgjidhje për të kompensuar qytetarët”.

Po ashtu edhe Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Faton Fetahu, në “Five” ka thënë se vendimi i Gjykatës së Lartë të Apelit nuk përbënte ndonjë befasi ngase ishin të bindur se ajo do të konfirmonte vendimin e shkallës së parë.

Vendimin e Gjykatës së Lartë të Apelit, Fetahu e ka konsideruar si “vulë të dytë” ndaj së cilës nuk mund të parashtrohet më ndonjë ankesë.

Sipas tij, ka pasur interpretime që qytetarëve do u kthehen mjetet.

“Vendimi i ZRrE-së nuk do duhej të zbatohej nga sot”, ka thënë ai, gjersa ka shtuar se “mjetet të cilat pretendojmë se i kanë dëmtuar qytetarët nuk mund të kthehen në këtë fazë pa u shqyrtuar padia.

Sipas tij, vetëm në aktgjykim do të vendoset per kthimin dhe rimbursimin e mjeteve për qytetarët sepse ndryshe, kjo i jep të drejtë PDK-së që vendimi të pezullohet dhe të shkaktojë dëmtime të pariparueshme.

Në seancën e së enjtes së 19 majit, Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar shkarkimin e ZRrE-së, duke thënë se vendimi i saj mbi ngritjen e çmimeve ka dëmtuar më shumë se 400 familje.

“Duhet të shkarkohet bordi i ZRrE-së. Këtë ta kërkojmë përmes një rezolute në Kuvend”, kishte deklaruar Tahiri.

Më 9 shkurt të këtij viti, ZRrE-ja kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike.

Gjykata e Apelit refuzon ankesën e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika