Lajçak diskuton për situatën në veri me raportuesin për Serbinë në PE

Emisari Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka takuar eurodeputetin sllovak, Vladimir Bilçik, me të cilin ka diskutuar për situatën në veri të Kosovës dhe dialogun Kosovë – Serbi

Deputeti i Parlamentit Evropian, Vladimir Bilçik dhe Emisari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Emisari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka zhvilluar një diskutim të rëndësishëm me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë.

Gjatë këtij bisedimi, siç ka thënë Lajçak, në fokus ishte situata aktuale në veri të Kosovës dhe dialogu Kosovë – Serbi, po ashtu zhvillimet në rajonin e Ballkanit.

“Patëm një diskutim të mirë me eurodeputetin e Parlamentit Evropian, Vladimir Bilçik, sot. Folëm për situatën aktuale në veri të Kosovës, dialogun dhe zhvillimet më gjerë rajonale”, ka shkruar Lajçak në platformën X, e njohur si Twitter.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, teksa po kryente një operacion për heqjen e një barrikade të vendosur në rrugë.

Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë.

Sulmuesit e dyshuar – që sipas autoriteteve në Kosovë ishin rreth 30 – u strehuan në manastirin e Banjskës dhe prej aty vazhduan përleshjet me Policinë.

Tre sulmues të dyshuar mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërkaq katër persona janë arrestuar për këtë sulm terrorist dhe për të fajësohet Serbia.

Gjatë ekspozimit të armëve në Mitrovicë të Jugut më 25 shtator, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se në dhe përreth manastirit në Banjskë janë gjetur armatim i kalibrave të ndryshëm, raketahedhës, eksplozivë, detonatorë emblema të ndryshme, dronë, letra ngjitëse me shenjën e KFOR-it, uniforma – disa prej të cilave me emblema të ushtrisë italiane – tabela veturash me akronime të qyteteve të ndryshme të Serbisë, granatahedhës dore (zolla), shumica e të cilave janë të prodhuara në vitin 2021.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika