Zhvillimet në Kosovë, deputeti holandez: Koha për një përgjigje të fortë ndaj lëvizjeve të trupave të Serbisë

Deputeti holandez, Sjoerd Wiemer Sjoerdsma ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, duke thënë se është "koha për një përgjigje shumë të fortë ndaj lëvizjeve të trupave serbe nga Brukseli dhe NATO"

Deputeti holandez, Sjoerd Wiemer Sjoerdsma

Reagime lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë kanë ardhur dhe nga deputeti holandez, Sjoerd Wiemer Sjoerdsma.

Përmes disa postimeve në platformën “X”, deputeti holandez thotë se është koha për një përgjigje shumë të fortë ndaj lëvizjeve të trupave serbe nga Brukseli dhe NATO.

“Koha për një përgjigje shumë të fortë ndaj lëvizjeve të trupave serbe nga Brukseli dhe NATO. Deri më tani, vetëm Blinken ka ndërmarrë veprime. E paralajmëruar që nga vera e tutje se politika jonë për Serbinë ishte krejtësisht e gabuar. Ministria jonë e Punëve të Jashtme vetëm donte t’i shikonte të gjitha. Dhe tani ja ku jemi…”, ka shkruar ai.

Më tej, Sjoerdsma është shprehur se përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme, Josep Borrell ka vendosur me shumë vonesë që të ‘zgjohet’ rreth Serbisë dhe e ka zhgënjyer plotësisht Kosovën.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika