Mustafa i PDK-së: 30 mijë kosovarë të punësuar emigruan vetëm vitin 2022

"Në fund të vitit 2022, krahasuar me 2021, numri i të papunëve sipas ASK-së u zvogëlua për 38,298 persona, mirëpo numri i të punësuarve u shtua vetëm për 8,789 persona. Pra, shtrohet pyetja ku mbetën ata 29,509 persona qe nuk po figurojnë më si të papunësuar, por as si të punësuar?!"

Arben Mustafa, koordinatori i departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Arben Mustafa ka publikuar të dhëna të nxjerra nga raporti i Agjencisë Kosovare të Statistikave të Kosovës, të cilat sipas dëshmojnë se gjatë vitit 2022 rreth 30 mijë kosovarë të punësuar në Kosovë kanë emigruar jashtë vendit.

“Në fund të vitit 2022, krahasuar me 2021, numri i të papunëve sipas ASK-së u zvogëlua për 38,298 persona, mirëpo numri i të punësuarve u shtua vetëm për 8,789 persona. Pra, shtrohet pyetja ku mbetën ata 29,509 persona qe nuk po figurojnë më si të papunësuar, por as si të punësuar?! Përgjigja më e mundshme është se ju kanë bashkëngjitur karvanit të migrimit sepse kanë humbur shpresat për një jetë më të mirë në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij në Facebook..

Në anën tjetër, siç tha Mustafa, Ministri i Financave Hekuran Murati po i paraqet disa statistika administrative të punësimit, të zbuluara nga vetë kjo Qeveri, sipas të cilave në Kosovë qenka duke lulëzu punësimi i të rinjve!

“Duke ndenjur i mbyllur në zyrë ndoshta edhe i beson këtij tregimi, por nuk besoj që do ti besonte nëse do të dilte nga pak prej zyrës dhe ta shihte dinamikën e ekonomisë së vendit. Mos të harrojmë, rritja ekonomike në periudhën e fundit është vetëm 2%”, ka shtuar Mustafa.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika