Vuçiq paralajmëron “dëshmi” për sulmin terrorist në Basnjkë

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë

Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Basnjksa të Zveçanit ka bërë që të shpeshtohen fjalimet patetike të,  Aleksandër Vuçiqit, personazhit “drama queen” i Ballkanit.

Në këtë sulm të prirë nga kryekrimineli i veriut, Millan Radojcic, mbeti i vrarë një policë i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagosur.

Ndërsa, nga sulmuesit mbetën tre të vdekur, e mu për këto vrasje presidenti serb ka paralajmëruar “dëshmi” brenda 24 orëve.

Sipas tij, publiku do të shohë “provat e vrasje të së paku një serbi” në Banjskë.

“Ato përpjekje për të heshtur se si u vranë disa nga serbët nuk do të kalojnë, prandaj po ju njoftoj se brenda 24 orëve do të keni mundësi ta dëgjoni dhe ta shihni. Kemi deklarata të dëshmitarëve okularë, njerëz që kanë qenë në vend dhe kanë parë se si dhe në çfarë mënyre është vrarë brutalisht të paktën një i plagosur”, ka thënë ai në një adresim në profilin e tij në “Instagram”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika