Sot (të premten) mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ceremonia e betimit të ushtarëve të FSK-së do të mbahet në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, nga ora 10:00.
Të pranishëm në ceremoni pritet të jenë, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, zëvendëskomandanti i FSK-së Gjeneral major Enver Cikaqi, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë të lartë FSK-së, drejtues komunalë, familjarë dhe të ftuar të tjerë.