Senatori Murphy: Lidhja e pathyeshme mes SHBA-së dhe Kosovës

Senatori amerikan kishte cilësuar vizitën e Kurtit si rikujtim të marrëdhënieve të pathyeshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës

Albin Kurti është takuar me senatorin Chris Murphy, me të cilin diskutoi për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dy vendeve.

Të ejten, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me senatorin amerikan Murphy, takim për të cilin ka shkruar edhe vetë senatori.

“Kënaqësi të bisedoj me mikun tim Albin Kurti, kryeministrin e Kosovës. Ai po bën një turne të madh në Shtetet e Bashkuara për të na kujtuar lidhjen e pathyeshme mes Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar senatori.

Ndërkaq, për këtë takimin me senatorin ka njoftuar edhe Zyra për media e Kryeministrisë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka njoftuar senatorin Murphy për vendimin e fundit të Qeverisë mbi vendosjen e sanksioneve shtesë  në përputhje me paketën e sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së ndaj Rusisë.

Kryeministri Kurti ka biseduar edhe për takimet me investitorë potencialë në SHBA, me theks tek ata të fushës së Teknologjisë së Informacionit.

Senatori amerikan ka thënë se vizita e kryeministrit Kurti është rikujtim i marrëdhënieve të pathyeshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Kryeministri Kurti e kishte pritur në vizitë në Kosovë senatorin Murphy në prill të këtij viti.

Senatori amerikan, Chris Murphy kishte deklaruar se është urgjente për Kosovën të anëtarësohet në NATO, për të siguruar mbrojtjen e saj.

Kurti në takim me senatorin Murphy, diskutojnë raportet Kosovë-ShBA

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika