Eurodeputeti bullgar: Serbia duhet të zgjedhë një anë, o me BE-në, o me Rusinë

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane, i angazhuar për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev, i bëri thirrje Serbisë dhe lidershipit atje që të zgjedhë anë, ose me vendet demokratike e BE-në, ose me Rusinë

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane, i angazhuar për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev, ka thënë se të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj Kosovës duhet të sillen para drejtësisë.

Para deputetëve evropianë, Kovatchev tha se duhet të ketë hetim të thellë se kush ishte prapa sulmit, kush ka dhënë urdhër dhe nga janë furnizuar me armatim.

Kovatchev i bëri thirrje Serbisë dhe lidershipit atje që të zgjedhë anë, ose me vendet demokratike e BE-në, ose me Rusinë.

Sipas tij, Rusia është e interesuar ta destabilizojë Ballkanin dhe duhet të jenë të kujdesshëm të mos lejojnë të ketë provokime të tjera.

“Qëllimi final i dialogut duhet të jetë njohja e plotë e Kosovës nga Serbia. Serbia duhet të zgjedhë një anë, ose me BE-në ose me Rusinë”, u shpreh ai.

Eurodeputeti bullgar kërkoi nga KFOR-i që të ketë masa të tilla, në mënyrë që të sigurohet se sulmi terrorist nuk mund të përsëritet.

Ai, po ashtu, theksoi se dialogu është esencial për reduktimin e tensioneve, ndërsa, siç tha ai, qëllimi final i dialogut duhet të jetë njohja e plotë e Kosovës nga Serbia.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika