DASH: Të gjithë të përfshirët në sulmin në veri duhet të sillen para drejtësisë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) pret që të gjithë të përfshirët në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit të sillen para drejtësisë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) pret që të gjithë të përfshirët në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit të sillen para drejtësisë.

Kështu tha zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel, i cili është pyetur në një konferencë për media lidhur me arrestimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

“Ne kemi parë raportet, nuk do të shkojmë para hetimeve, ne e dimë se sulmet ishin mirë të koordinuara dhe planifikuar. Dhe të gjithë që ishin të përfshirë në planifikim dhe ekzekutim të këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë”, tha Patel.

Si pasojë e sulmit terrorist, mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u lënduan tre zyrtarë policorë.

Ndonëse i ishte dhënë masa e ndalimit për 48 orë, Radoiçiq të mërkurën është liruar nga Gjykata në Beograd ende pa i mbushur 24 orë të plota në qeli.

Atij është thënë se i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Teksa ka komentuar vendosjen e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, Patel theksoi se kanë vërejtur disa tërheqje të forcave dhe të pajisjeve ushtarake.

“Kemi vërejtur disa tërheqje të forcave dhe të pajisjeve që nga thirrja jonë më 29 shtator. Presim që Serbia të marrë hapa tjerë të depërshkallëzimit dhe të vazhdojë me tërheqjen e trupave”, ka thënë Patel.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika