Aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Gjakovë – Prishtinë në të cilin janë përfshirë një automjet zyrtar i Prokurorisë dhe një veturë tjetër, prej të cilit thuhet se kanë mbetur të lënduar tre prokurorë, dhe shoferi i veturës tjetër

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur sot(e premte) në rrugën Gjakovë – Prishtinë, në të cilin janë përfshirë një automjet zyrtar i Prokurorisë dhe një veturë tjetër.

Nga ky aksident dyshohet se kanë mbetur të lënduar tre prokurorë, dhe shoferi i veturës tjetër.

Për PortaliD, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj ka thënë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerim, rreth orës 08:00.

Sipas tij, nga informacionet e para, dy automjete janë aksidentuar në përballëkalim, ku janë lënduar katër persona.

Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se ndodhet në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet rreth rastit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika