Raportohet e zhdukur një grua me foshnjën e saj në Skenderaj

fotoilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua me foshnjën e saj gjashtëmuajshe është zhdukur në fshatin Marinë të komunës së Skenderajt.

Zhdukjen e saj e ka raportuar kunati i saj, thuhet në raportin e PK-së.

“Fsh.Marinë-Skenderaj, 04.10.2023-09:30.  Më datë 05.10.2023  në stacion te policisë  është paraqitur  ankuesi mashkull kosovar, i cili ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh. Sipas ankuesit deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, raporti i plotë i policisë.

Rasti vazhdon nën hetime.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika