Kurti refuzon t’u përgjigjet deputetëve, për shkak të mosvotimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare

Kreu i vendit, Albin Kurti, ka vendosur që të mos u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve që nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve të Kuvendit.

Kjo, sipas Kurtit, do të bëhet shkak i mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet ndërkombëtare, të gjithë deputetët që i bëjnë pyetjet, nuk do të kenë përgjigjet, edhe pse i kam tashmë të përgatitur. Duhet të jemi kolegë të të njëjtit shtet. E jemi të njëjtit shtet, nëse bëhet fjalë për mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesit publik dhe shtetëror”, ka thënë Kurti në hollin e Kuvendit.

Ky reagim i Kurtit erdhi pasi deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e pyeti kryeministrin se përse nuk po e njeh Greqia Kosovën ashtu siç pretendonte Kurti kohë më parë.

“Nga 377 marrëveshje ndërkombëtare që janë votuar ne i kemi votuar, vetëm tri prej tyre nuk i kemi përkrahur. Nuk mund të bësh pyetje parlamentare kryeministrit dhe ta dëmtosh shtetin në masën e përgjithshme 360 milionë euro nga një dyzinë marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

E për këtë reagoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ku ka thënë “se është diktaturë që Qeveria t’u vendosë kushte të zgjedhurve të popullit”.

“Me ardhë Qeveria me na qit kushte në parlament, deputetëve të zgjedhur të popullit, kjo është diktaturë. Pyetjen e kam pasur për Xhelal Sveçlen pyetjen s’po e bëj, por po e ftoj të viëj nga kampi Belvedere dhe ta bindë këtë njeri këtu që t’i votojnë rekomandimet qe kanë dalë nga PDK-ja për Policinë e Kosovës. Mjaft më se u bëtë gaz”, është shprehur Musliu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika