Abazoviq: Serbia duhet t’i ekstradojë në Kosovë kriminelët e 24 shtatorit

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nga Tirana pas samitit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, Abazoviq ka thënë se Serbia duhet t’i ekstradojë në Kosovë kryesit e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë

Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se ndërkombëtarët duhet të mbajnë përgjegjësinë e vet ndërsa ka folur për situatën në Kosovës pas sulmit në Banjskë nga një grup i armatosur serbësh në krye me Milan Radoiçiq.

Pas samitit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, Abazoviq ka thënë se Serbia duhet t’i ekstradojë në Kosovë kryesit e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

“Pres edhe nga autoritetet e Kosovës, edhe Serbisë dhe ndërkombëtarët, sepse ndërkombëtarët nuk mund t’i lajnë duart nga kjo punë. Pasi ka pasë shumë paralajmërime sidomos nga Kosova se atje (veri) ka kriminelë, ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë e vet. Po (ekstradimit të kriminelëve), agjenda ime që ditën e parë ka qenë lufta e krimit të organizuar në Ballkan. Nacionalizmi në trevat e Ballkanit është i krijuar prej grupeve të kriminelëve të organizuar”, ka thënë ai.

Abazoviq është pyetur për deklaratën e përfolur të kryeministrit të Shqipërisë se veriu është shndërruar në tokë të askujt. Është përgjigjur se njeh kufijtë që i njohin të gjitha shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës.

“Mali i Zi e ka njohur Kosovën në kufijtë që janë të pranueshëm për të gjitha shtetet që e kanë njohur. Për ne nuk ekzistojnë vendet që janë eksterritoriale. Dihet çka janë kufijtë e shteteve në Ballkanin Perëndimor”.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika