Krasniqi akuzon Kurtin për izolim nga komuniteti ndërkombëtarë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për izolim dhe mungesë të përfaqësimit të Kosovës në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Granadë të Spanjës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj mungesës së ftesës për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Granadë të Spanjës.

Në deklaratën e tij të publikuar në Facebook, ai ka kritikuar kryeministrin Kurti për mungesën e tij në këtë ngjarje ndërkombëtare.

Krasniqi ka thënë se shumica e shteteve të Komunitetit Politik Evropian janë përfaqësuar nga kryeministrat e tyre në këtë samit, por Republika e Kosovës nuk ka pasur një përfaqësues me këtë detyrë.

“Në Granadë të Spanjës, ku u mbajt samiti i tretë i liderëve të Komunitetit Politik Evropian, shumica absolute e shteteve u përfaqësuan nga Kryeministrat e tyre, por jo edhe Republika e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se kryeministri Kurti është i izoluar dhe i padëshiruar nga komuniteti ndërkombëtar, duke theksuar se ky është hera e dytë brenda një muaji që ai nuk është ftuar në mbledhjet e liderëve botërorë.

“Kryeministri Kurti që del dhe zhurmon për marrëveshjet ndërkombëtare që s’po mundet t’i miratojë, vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar. Pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është hera e dytë brenda një muaji që Kryeministri i Kosovës nuk ftohet dhe nuk pranohet në mbledhjet e liderëve botërorë. Dinjitet se jo mahi!”, ka shkruar ai në Facebook.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika