Serbët të pa interesuar për shkarkimin e kryetarëve të veriut

Udhëzimi administrative për largimin e kryetarëve, që pritej t’i hapte rrugë procesit të largimit të kryetarëve në katër komunat veriore, tashmë është në fuqi. Por nga institucioni që u nxor ai, po vlerësohet se qytetarët nuk kanë vullnet për të iniciuar procedurën deri te shkarkimi, ndërsa një prej faktorëve, po përmenden edhe zhvillimet e 24 shtatorit.

Udhëzimi administrativ për kryetarët rrezikon të “keqpërdoret” në komunat tjera

Baza ligjore për të iniciuar procesin u vlerësua se mungonte, dhe për këtë arsye u plotësua me shpejtësi.

Por, megjithëse Ministria e Pushtetit Lokal, sipas pritjeve të faktorit ndërkombëtarë, e hartoi dhe miratoi udhëzimin administrativ për largimin e kryetarëve të komunave, i njëjti nuk ka gjetur zbatim atje ku pritej.

Zëvendësministri i Pushtetit lokal, Arbër Vokrri, thotë se po mungon vullneti i qytetarëve për të nisur procedurën që parasheh udhëzimi.

“prej takimeve të shpeshta me qytetar të veriut, të etnisë serbe por edhe të etnive tjera është bërë shumë e qartë që në mesin e tyre nuk ka vullnet për të nisur procedurën për të shkarkuar cilin do prej kryetarëve dhe mund të nënvizoj që sidomos në komunën e Leposaviqit nuk vërehet që ka ndonjë synim që të niset iniciativa që të shkarkohet kryetari dhe të shpallën zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Vokrri.

Sipas njohësit të rrethanave politike, Arbnor Sadiku situata e krijuar në Banjskë e pamundëson implementimin e këtij udhëzimi.

“Problemet politike nuk mund të zgjedhën me akte ligjore ose nënligjore. Natyrisht pas sulmit terrorist që ka bërë Serbia mbi Kosovën së fundmi gjasat kanë shkuar të reduktohen edhe më tej për faktin se atje klima politike është jo e mirë për momentin të mbahen zgjedhjet dhe njëfarë forme të ketë një epilog të ri”, ka thënë Sadiku.

Zgjedhjet e reja në katër komunat e veriut të Kosovës, kanë qenë një prej kërkesave të faktorit ndërkombëtar për shtensionimin e veriut të vendit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika