Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë pjesëmarrës në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (djathtas), dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama (majtas).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Kjo është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës për Portalin Dukagjini, duke mos dhënë më shumë detaje.

Tirana pritet të presë takimin e radhës të nivelit të lartë të Procesit të Berlinit, i pari që mbahet jashtë një vendi të Bashkimit Evropian.

E lindur në vitin 2014, si një propozim i kancelares së atëhershme gjermane Angela Merkel për të përshpejtuar integrimin evropian të vendeve të Ballkanit, nisma ka meritën që arriti të ulë rreth së njëjtës tryezë udhëheqësit e vendeve të rajonit.

Në harkun e 9 viteve, Procesi i Berlinit njohu ulje-ngritje, ndërsa rrethi i vendeve anëtare që iu bashkuan, erdhi duke u zgjeruar.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, që në fillimet e detyrës së tij, premtoi rigjallërimin e kësaj nisme. Ndërsa agresioni rus në Ukrainë çoi në një qasje më aktive edhe të vetë BE-së ndaj rajonit.

Takimi i nivelit të lartë BE- Ballkani Perëndimor, i mbajtur në Tiranë, dhjetorin e kaluar bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të integrimit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika