Ministrat e NATO-s sot diskutojnë edhe për situatën në Kosovë

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s sot do të diskutojnë për situatën në Kosovë, pas sulmit nga grupi paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku

Sot, me 12 tetor në selinë e NATO-s do të diskutohet për situatën në Kosovë, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Jens Stoltenberg.

Ai, gjatë ditës së djeshme, në nisje të takimit dyditor të ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, ka theksuar rëndësinë e rritjes së pranisë së NATO-s në Kosovë, pas rritjeve të tensioneve në veri të vendit.

Përveç Kosovës, NATO-ja do të diskutojë edhe për Ukrainën, zhvillimet në Lindjen e Mesme pas konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit dhe dëmtimin e gazsjellësit në Finlandë. Diskutime do të ketë edhe për forcimin e mëtejmë të mbrojtjes së NATO-s.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika