Vajza nga Palestina: Jemi të gjithë të shtypur, nuk mund ta durojmë më këtë

Derisa konflikti mes Izraelit dhe Palestinës po vazhdon, shtresa që po e përjeton më rëndë është popullsia civile. Një vajzë palestineze ka rrëfyer se nuk kanë ujë për të larë fytyrën, duke shtuar se "nuk mund ta përshkruajë as gjendjen" në të cilën po jetojnë

Rahaf fotografuar ndërsa strehohej në spitalin Al-Quds. Foto: BBC

Një vajzë palestineze, familja e së cilës u largua nga shtëpia e tyre në Gaza ka thënë se “nuk mund ta përshkruajë as gjendjen” në të cilën po jetojnë.

Kjo vjen pasi mijëra njerëzve në Gazën veriore iu ka thënë të shkonin në jug nga qeveria izraelite përpara një ofensive të parashikuar tokësore.

Rahaf, i cili tani është në Khan Younis, ka thënë se “Nuk ka ujë të pastër. Nuk ka ujë as për të larë fytyrat tona. Ne jemi të gjithë të shtypur. Ne nuk mund ta durojmë më këtë”.

Ajo ka përshkruar se kishte parë gjak dhe trupa në rrugë dhe se si përpiqet t’i qetësojë vëllezërit e motrat e saj kur dëgjojnë shpërthime duke u thënë se tingujt janë nga një “ceremoni martese”, se janë “normale”, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Ajo shpresonte se do të kishte diçka për të ngrënë sot, pasi babai i saj priti tre orë në një furrë buke dje për pak bukë, mes një furnizimi të pakësuar me ushqim dhe ujë në rajon.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika