Rritet numri i pacientëve me grip sezonal

Është rritur numri i pacientëve me grip sezonal dhe njëkohësisht është rritur edhe fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë

Foto: KP

Temperatura e lartë, dhimbja e fytit, kollitja, vjellja dhe lodhja janë disa nga simptomat që e karakterizojnë gripin sezonal, për çka është rritur edhe fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur mjekja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Violeta Haxhija, e cila thotë se personat më të rrezikuar nga gripi sezonal janë fëmijët, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkërive, me hipertension, si dhe gratë shtatzëna.

“Gjendja aktuale me gripin sezonal në Kosovë, kemi një fluks të rritur nëpër qendrat tona të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore nga simptomat e gripit…Gripi sezonal është një infeksion akut viral që shkaktohet nga virusi i influencës apo virusi i gripit i tipit A dhe B, që janë më të shpeshta. Simptomat e gripit sezonal janë kollitje, temperaturë e lartë, lidhje, plogështi, dhimbje e nyjeve, dhimbje e fytit, dhimbje e barkut, vjellje, diarre. Mirëpo, ne i kemi edhe disa simptoma që të rrezikshme që janë te fëmijët, për shembull nëse kemi vështirësi në frymëmarrje, skuqje të lëkurës, shtangim të qafës, vjellje pa ndërprerë, mosmarrje e lëngjeve, duhet menjëherë të lajmërohen te mjeku familjar”, ka thënë Haxhija për KP.

Mjekja Haxhija ka thënë se shenjat e rrezikut për të rriturit nga ky grip, janë dhimbjet e gjoksit, kraharorit, pengesa në frymëmarrje dhe konfuzion, për çka u shpreh se menjëherë duhet të merret trajtim mjekësor.

Lidhur me furnizimin e listës esenciale të barnave, ajo është shprehur se qëndrojnë mirë.

Haxhija ka shtuar se është më rëndësi vaksinimi fillimisht i stafit mjekësor, pastaj edhe i qytetarëve, specifikisht i grave shtatzëna dhe personave të moshuar në mënyrë që të parandalohet virusi i gripit sezonal.

Ajo ka ndarë disa këshilla për qytetarët që të parandalojnë virusin e gripit sezonal, duke shtuar se duhet bërë ajrosja e dhomës, marrja e ushqimeve me vitaminë C dhe bërja e aktiviteteve fizike.

Ndërkaq, për personat të cilët veç janë prekur nga simptomat e gripit, mjekja ka këshilluar që të qëndrojnë në shtëpi, të bëjnë ajrosjen e dhomës dhe të kolliten apo teshtitjen në mënyrë të kujdesshme, që të mos përhapet virusin.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika