Aristotel Petro thotë se qëllimi kryesor i protestës në kryeqytet ishte kujtesa e gjithë faktorëve për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

Kuvendi Kombëtar Shqiptar për Kosovën ka organizuar një protestë lidhur me të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe që përfaqësohen vetëm nga një deputet në Kuvendin e Serbisë.

Aristotel Petro, nga Kuvendi Kombëtar Shqiptar për Kosovën, i ka bërë thirrje faktorëve kombëtar dhe ndërkombëtar për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në luginën e Preshevës.

“Qëllimi i këtij organizimi në Prishtinë ishte kujtesa e gjithë faktorëve qoftë kombëtare, qoftë ndërkombëtar për të kërkuar të drejtën e shqiptarëve të Preshevës, të cilët janë duke u zvitnuar në të drejtat e tyre për qenësi”.

“Në qoftë se Bashkësia Evropiane apo serbe kërkojnë të drejtat e serbëve në Kosovë. I kanë të gjitha, në mënyrë të pamohueshme. Në anën tjetër, Serbia në Preshevë po i pasivizon adresat dhe po i mohon ekzistencën e shqiptarëve aty. Shqiptarët e Preshevës jetojnë në truall autokton, dhe ndarja e padrejtë që iu është bërë para 100 e kusur vitesh, jashtë territorit jo vetëm të Shqipërisë por edhe Kosovës”, ka shtuar Petro.

Ai ka ngritur si shqetësim përfaqësimin e vetëm nga një deputet në Parlamentin e Serbisë, ku ka krahasuar të drejtat e serbëve në Kuvendin e Kosovës dhe përfaqësimin e tyre nga dhjetë deputetë serbë.

“Janë dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës nga pako e Marti Ahtisaarit e vendosur në vitin 2000. Ndërsa, shqiptarët e Preshevës përfaqësohen vetëm nga një deputet në gjithë parlamentin e Serbisë. E cila ka pesëfishin e deputetetëve të Kosovës dhe dhjetëfishin edhe njëqind fishin e popullsisë shqiptare në Serbi. Është vendim I padrejtë I pales serbe në dëmtim të interesave shqiptare dhe jetës normale shqiptare që bëhen në Preshevë”, ka thënë ai.

Ai madje ka pyetur se “A është syri i verbër I Evropës, nga njëra anë kërkon të drejta të serbëve të cilët jetojnë në Kosovë dhe në anën tjetër mbyllin sytë përballë këtyre të drejtave që shqiptarët kanë në tokat e tyre, shtëpitë e tyre si njerëz ligjitim të atyre pronave me mijëra vite”.

“Tash po mohohen, po hiqen adresat po largohen nga shtëpitë, nuk njihen as qenësia e as ekzistenca si njerëz pasi që nuk figurojnë më ligjerisht, në gjendjen civile ku atu kanë lindur”.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika