Përfaqësuesi i Rusisë në OKB: Sulmi në Banjskë po ekzagjerohet

Në seancën e Këshillit të Sigurimit, ku po diskutohet për Kosovën, mori fjalën edhe përfaqësuesi i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vasily Alekseyevich Nebenzya.

Teksa foli mbi sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ai tha se ekziston përpjekja për ta fajësuar Serbinë.

Sipas tij, sulmi terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, po ekzagjerohet.

“Incidenti që ndodhi në Banjskë po teprohet, ekzagjerohet, tre serbë lokal kanë vdekur dhe një polic kosovar. Ka shumë pyetje për atë se çfarë ka ndodhur, nuk është e qartë se pse prania ndërkombëtare është tërhequr në situata të mëparshme, EULEX patrullon por është edhe KFOR-i aty. Është e dukshme që nuk është pritur për rezultatet e hetimit, e kanë quajtur menjëherë akt terrorist. Ka përpjekje për t’ia hedhur fajin Beogradit”, u shpreh ai.

Madje, thotë se u befasua me “insistimin e Osmanit, ndoshta përpjekjet e ngathta për ta sjellë Rusinë brenda asaj që po ndodh në Kosovë”.

“Përpjekjet e juaja në prezantim të Kosovës si zemra e demokracisë kundrejt autokracisë fatkeqe mund të marrë vetëm reagim sarkastik. Në prill, u bë një pseudozgjedjje që u bojkotua nga serbët. Kryetarët e tillë sekuestruan, morën me dhunë objektet komunale që sollën edhe aktet e dhunshme. Është tejet brengosëse qe vetë KFOR-i u paraqit forcave shqiptare. VV ultranacionaliste ka ndërmarrë më shumë se 20 sulme ndaj serbëve, sidomos djegia barbare e shtëpive të refugjatëve të kthyer. Policia është qartazi rrjedhojë e UÇK-së, që është udhëhequr më parë nga Hashim Thaçi”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika