Paga e 13-të për policët, avokati Feka: Lajmi është pritur pozitivisht, pjesëtarët e tjerë po paraqesin padi të reja

Avokati, Kastriot Feka në emisionin "Rreth e Rrotull" ka sqaruar më shumë rreth mendimit juridik që ka dhënë Supremja për kërkesat e policisë së Kosovës. Ai ka thënë se ky lajm është pritur pozitivisht dhe se pjesëtarët e tjerë të policisë po paraqiten me padi të reja

Gjykata Supreme e Kosovës së fundmi e ka publikuar një mendim juridik për “shpërblimin e shujtës ditore, pagesës së 13-të, shtesat në pagë për kualifikim shkollor dhe pagën jubilare në Policinë e Kosovës”.

Në lidhje me këtë, avokati Kastriot Feka në emisionin “Rreth e Rrotull” ka treguar se këto të drejta të njohura përfshijnë pagën e 13-të për vitet 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022, shpërblimin jubilar për vitet e njëjta, si dhe shpërblimet e shtesave në pagë për kualifikim shkollor.

“Ne si zyre kemi paraqitur disa kërkesa, njëra ndër to ka qenë shujta, ka qenë paga e 13-të, paga jubilare, paga për shkollimin. Gjykata e refuzoi çështjen e shujtave, na i aprovoi pagat e 13-ta, jubilare”, ka thënë avokati Feka.

Ai ka thënë se së bashku me një avokat tjetër përfaqësojnë diku mbi 5000 policë, për të cilët kanë dërguar padi civile pasi çështja e kërkesave është individuale.

“Ne jemi 2 avokatë, të cilët kemi qenë zyrtarisht të angazhuar nga sindikata e policisë, i përfaqësojmë 5000 policë. Për të mos krijuar shpenzime shtesë i kemi dërguar në një padi nga 5 zyrtarë policorë, jemi munduar sado pak ta kursejmë gjykatën të mos ketë bllokada të lëndëve. Kjo ka qenë individuale, pasi nuk janë paguar prej fillimit, është padi civile, pasi trajtimi i së drejtave u është shkelur”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se lajmi nga Gjykata Supreme është pritur shumë pozitivisht nga pjesëtarët e policisë dhe se edhe policë të tjerë kanë filluar të paraqiten me padi të reja.

Ndryshe, më 20 tetor, Gjykata Supreme e Kosovës e ka publikuar një mendim juridik për “shpërblimin e shujtës ditore, pagesës së 13-të, shtesat në pagë për kualifikim shkollor dhe pagën jubilare në Policinë e Kosovës”.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i cili e publikoi këtë dokument, tha se Qeveria e Kosovës krahas pagesës së shtesave për rrezikshmëri, të sigurimit shëndetësor dhe pensionimin e parakohshëm duhet t’i paguajë edhe shtesat.

Në mendimin juridik të Gjykatës Supreme thuhet se “personeli i policisë ka të drejtë në shpërblimin e një page mujore ekuivalente me pagën e rregullt mujore në fund të vitit, për vitin 2018, 2019, 2020 dhe 2021”.

Po ashtu, sipas këtij dokumenti, “personeli i policisë ka të drejtë në shpërblimin e shtesave në pagë për kualifikimin shkollor për vitin 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022”.

Sipas Gjykatës Supreme, “personeli i policisë ka të drejtë në shpërblimin e pagës jubilare për vitin 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika