Policia jep detaje për aksidentin në Pejë

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka dhënë detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Leshan të Pejës

Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka dhënë detaje për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Leshan të Pejës.

Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore tre persona një mashkull dhe një femër shtetas te huaj, si dhe një mashkull kosovar.

“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekesor dhe më pas është konfirmuar se i lënduari mashkull-shtetas i huaj ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje Policia ka njoftuar se i dyshuari per shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihmë mjekësore, dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit per 48 orë nga prokurori kujdestar.

“Pejë  24.10.2023 – 15:20. Në rrugën Pejë-Prishtinë ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona një mashkull dhe një femër shtetas te hua, si dhe një mashkull kosovar. Te lenduarit jane derguar per tretman mjekesor dhe më pas është konfirmuar se i lënduari mashkull-shtetas I huaj ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari per shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjeksore, dhe ndaj tij eshte caktuar masa e arrestit per 48 ore nga prokurori kujdestar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika