Bastisje në veri lidhur me sulmin në Banjskë

Policia e Kosovës është duke kryer sërish një bastisje në veri të Kosovës, që lidhet me rastin e sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është duke kryer sërish një bastisje në veri të Kosovës, që lidhet me rastin e sulmit terrorist në Banjskë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë për Portalin Dukagjini se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.

“Jemi duke zhvilluar disa bastisje në veri të Mitrovicës lidhur me rastin Banjska dhe deri në këtë moment nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.

Bastisjet po zhvillohen që disa ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Si kundërpërgjigje policia i kishte vrarë tre terroristë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë kryekrimineli Millan Radojçiq, i cili gjendet në Serbi i lirë.

Grupi terrorist kishte lënë prapa armatime të rënda, automjete, uniforma e shumë pajisje të tjera ushtarake me prejardhje nga Serbia.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika