Hapet Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë hapur Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale

Foto: KP

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë hapur Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2023”.

Në këtë organizim u vu në theks rëndësia e promovimit të produkteve vendore, derisa u bë thirrje për mbështetjen e tyre.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka theksuar se ky panair ka rëndësi jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin, meqë sipas tij ka relevancë ekonomike, strategjike dhe sociale, kështu duke përmirësuar imazhin e Kosovës.

Ai tha se ky panair do ta shndërrojë Prishtinën në një qytet të rajonit, derisa u shpreh i lumtur për bashkëpunimin me komunën e Prishtinës dhe USAID-in, për të mundësuar një organizim të tillë.

Nënkryetari i kryeqytetit, Alban Zogaj u shpreh se ky panair do të sjellë atmosferë në Prishtinë, derisa shtoi se i njëjti do të jetë ‘një shesh i talentit tonë të krijimit dhe pasionit të prodhimeve vendore’.

Zogaj e quajti të shkëlqyeshme këtë mundësi të promovimit dhe nderimit të produkteve vendore, duke shtuar se këtu bëhen bashkë tradita dhe inovacioni./KP

Ai u bëri thirrje qytetarëve ta vizitojnë panairin duke potencuar se “çdo blerje e prodhimit vendor është fuqizim i ekonomisë vendore”.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika