Përfundojnë bastisjet në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar aksionin e bastisjes në komunat veriore, e që të njëjtat lidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin që ishte duke zhvilluar në komunat veriore.

Kështu ka bërë të ditur për portalin Dukagjini zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani. Ai ka konfirmuar se nga aksioni i së mërkurës nuk ka të arrestuar.

Një nga bastisjet ishte pikërisht në shtëpinë e cila është në pronësi të Vladimir Toliqit. Ky i fundit mbet i plagosur gjatë sulmit terrorist dhe i njëjti është aktualisht në paraburgim.

Ekipi i RTV Dukagjinit, që po qëndron atje, ka siguruar pamje nga bastisjet.

Ndryshe, bastisjet po zhvillohen që disa ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Si kundërpërgjigje policia i kishte vrarë tre terroristë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë kryekrimineli Millan Radojçiq, i cili gjendet në Serbi i lirë.

Grupi terrorist kishte lënë prapa armatime të rënda, automjete, uniforma e shumë pajisje të tjera ushtarake me prejardhje nga Serbia.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika