Mustafa: Inflacioni ka arritur mbi 20%, realizimi i investimeve kapitale secilin vit keq e më keq

Në seancën e sotme të Kuvendit deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa është shprehur kritik ndaj Qeverisë

Besian Mustafa, deputet i LDK-së

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se inflacioni i përgjithshëm ka kaluar shifrën mbi 20 për qind gjatë kohës kur në pushtet është Lëvizja Vetëvendosje.

“Në këto tri vite të këtij pushteti në mënyrë komulative inflacioni ka kaluar shifrën mbi 20 për qind – inflacioni i përgjithshëm, ndërsa nëse analizojmë inflacionin tek produktet esenciale në shumicën e tyre e kalojnë edhe normën prej 100 për qind. Pra në këto tri vite inflacioni në produktet ushqimore ëshjtë mbi 100 për qind, tek energjia 100 për qind, tek derivatet gati 100 për qind”, ka thënë Mustafa.

Mustafa i “ka kujtuar” Qeverisë mungesën e investimeve kapitale dhe se të njëjtat janë të vetme projekte kapitale që gjenerojnë të hyra ekonomike për gjeneratat e ardhshme.

“Nëse flasim për punën apo thënë ndryshe mospunën e Qeverisë në këtë vit investimet kapitale krahas buxhetit të planifikuar është minimal, secilin vit është keq e më keq. Për ata deputetë të pushtetit që nuk kuptojnë fort nga ekonomia, ju kujtojë që investimet kapitale janë të vetme projekte kapitale që gjenerojnë të hyra ekonomike për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë tutje ai.

Tutje ai është shprehur se është “fatkeqësi” që partia në puishtet refuzon të debatojë për tema të rëndësishme.

“Patëm në javën e kaluar një debat apo tentativë për të debatuar për të nxjerrë një rezolutë për Policinë e Kosovës dështoi me mosvullnet të partisë në pushtet. Sot kemi këtë debat për koeficientin në sektorin publik…”, ka shtuar deputeti nga radhët e LDK-së.

 

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika