Konjufca: Drafti i ri i propozuar për Asociacionin, më ndryshe prej atyre që i kemi kritikuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar draft-dokumentin e propozuar nga pesëshja evropiane për Asociacionin duke theksuar se është ndryshe nga draftet e mëparshme

Glauk Konjufca

Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për draft-dokumentin që është propozuar nga pesëshja evropiane për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se propozimin e kësaj here ndërkombëtarët janë munduar ta bëjnë në përputhje me Kushtetutën e vendit.

“Drafti që unë e pashë, por nuk pata mundësi shumë ta analizojë thellësisht, sepse menjëherë kryeministri prej atje vazhdoj, nuk mujtem me analizu në detaje, qeveria me siguri e ka analizuar, por unë si kryetar i parlamentit jo. Janë munduar të shkruajnë në përputhje dhe me frymën e Kushtetutës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Kur u pyet se a përkon me draftet apo propozimet prej organizatave qeveritare më herët, Konjufca tha se propozimi i tanishëm është ndryshe.

“Jo është goxha ndryshe, ndaj tyre kemi qenë shumë kritik, edhe i kemi mohuar me automatizëm menjëherë”, ka thënë Konjufca.

Pas takimeve në Bruksel të enjten, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka theksuar se Kosova dhe Serbia nuk kanë treguar gatishmëri për t’u pajtuar me propozimin e ri evropiano-amerikan për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili iu prezantua palëve.

Borrell ka thënë se palët i kanë vendosur parakushte njëra-tjetrës, gjë e cila, sipas tij, e bën procesin e normalizimit të raporteve shumë të vështirë.

Në këtë kontekst, ai ka theksuar se vetëm përmes dialogut është e mundur të arrihet normalizmi dhe se BE-ja insiston në nevojën për normalizim të raporteve.

“Palët nuk ishin të gatshme që të pajtoheshin me këtë, pa parakushte që ishin të papranueshme nga pala tjetër. Në fund, kërkuam nga palët që të angazhohen sinqerisht në procesin e normalizimit, që mund të bëhet vetëm përbrenda në kornizën e dialogut, sepse është e vetmja rrugë për ta për avancim në rrugën evropiane”, ka deklaruar ai për uebfaqen e BE-së.

Ai ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës është një pengesë e madhe në rrugën drejt normalizimit.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika