Minatorët demantojnë Qeverinë: Paga mesatare në Trepçë është rreth 750 euro e jo 1250

Grevistët kanë akuzuar qeverinë se ka shpërndarë informacione të pavërteta dhe propaganduese me qëllim të dezinformimit të opinionit publik dhe ndikimit negativ mbi grevën që minatorët po zhvillojnë

Ilustrim

Minatorët e Minierës së Trepçës kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka shpërndarë informacione të pavërteta dhe propaganduese, kur ka thënë se paga mesatare e minatorëve është 1254 euro.

Në një reagim të publikuar të premten në mbrëmje, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka thënë se paga mesatare është 700-750 euro.

“Me datën 27.10.2023, Ministria e Ekonomisë së Republikës së Kosovës ka bërë publikimin e një lajmi kinse paga e minatorëve në minierën Trepça ka vlerën prej 1254 eurosh. Lajm i cili është shpërndarë në rrjete sociale dhe mediat elektronike”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në reagim thuhet se “me anë të këtij postimi e demantojmë fuqishëm një informacion të tillë të pavërtetë dhe propagandues. Publikimi i një lajmi të tillë qëllimin e vetëm e ka dezinformimin e opinionit publik dhe krijimin e një klime negative lidhur me grevën të cilën jemi duke e mbajtur si minatorë. Si formë e përshtatshme për ta humbur ndikimin dhe rëndësinë e grevës në opinionin publik”.

Ata kanë demantuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se paga mesatare në minierën e Trepçës është rreth 750 euro dhe se minatorët që kanë hyrë në ditën e katërt të grevës kanë përsëritur kërkesat e tyre, duke thënë se nuk janë duke mbajtur grevën për shkak të ngritjes së pagave.

“Kërkesat tona të parashtruara në mënyrë publike, tanime e disa muaj janë të qarta dhe konkrete. Përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, pagesa e pagave aktuale me kohë dhe shkarkimi i një menaxhmenti, i cili cdo dite e më shumë është duke e shkatërruar minierën e Trepçës. Këto kanë qenë dhe mbeten kërkesat tona dhe se minatorët nuk do të dorëzohen deri në realizimin e kërkesave të tyre”, thuhet në reagim.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika