Qeveria thotë se ua ka plotësuar kërkesat minatorëve

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ata janë informuar rreth kërkesave të grevistëve më datën 24 tetor. Qeveria ka alokuar burimet financiare një ditë para fillimit të grevës më datën 23 tetor 2023, dhe këto pagesa janë kryer nga ndërmarrja një ditë pas fillimit të grevës

Qeveria e Kosovës

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se është në komunikim të rregullt me Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të kompanisë “Trepça” dhe ka përcjellë raportet e tyre në lidhje me ndryshimet në këtë ndërmarrje.

Në këto raporte, Bordi ka shprehur interesimin e tyre për disa informacione specifike, përfshirë organizatorët e grevës, numrin e saktë të grevistëve, gjendjen shëndetësore të secilit prej tyre, si dhe oraret e hyrjes dhe daljes së grevistëve dhe personave të tjerë në minierë.

Ministria e Ekonomisë ka theksuar se ata janë njoftuar për kërkesat e grevistëve më datën 24 tetor dhe se Qeveria ka alokuar burimet financiare një ditë para fillimit të grevës, respektivisht më datën 23 tetor 2023.

Që do të thotë se këto fonde janë zbatuar nga ndërmarrja një ditë pas fillimit të grevës.

Në lidhje me kushtet për të cilat minatorët kanë shprehur ankesa, Ministria ka bërë të ditur se shkarkimi i ushtruesit të detyrës së kryeshefit është çështja e vetme që nuk është zgjidhur në këtë kontekst.

“Sa i përket pagave për muajin shtator, Qeveria ka ndarë 1.64 milionë euro për Trepçën një ditë para se të fillonte greva, pra më 23 tetor 2023, ndërsa ndërmarrja ka ekzekutuar pjesën e mbetur të pagave më 25 tetor (një ditë pas fillimit të grevës). Pas pagesës së pagave dhe shpjegimit që është dhënë nga Bordi me kërkesa të tjera, më 25 tetor, Bordi është informuar se e vetmja ankesë aktive mbetet shkarkimi i ushtruesit të detyrës së kryeshefit. Në lidhje me këtë, Bordi ka informuar punonjësit se vlerësimi dhe emërimi i kryeshefit është kompetencë ekskluzive e Bordit dhe kanë garantuar se vlerësimi i performancës i të gjithë zyrtarëve të lartë të ndërmarrjes është duke u bërë në përputhje me ligjin. Ata gjithashtu kanë shprehur qëndrimin e qartë që të gjitha vendimet në lidhje me ndërmarrjen do të merren vetëm në bazë të argumenteve dhe fakteve, konform rregullave dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.

Ministria e Ekonomisë ka apeluar te minatorët që të rikthehen në vendin e punës së tyre.

Gjithashtu, ajo ka bërë publike informacione rreth pagave dhe funksionimit të kompanisë “Trepça”, nënvizuar se mungesa e punës çdo ditë shkakton një humbje prej 40-50 mijë eurosh për ndërmarrjen dhe komplikon aftësinë e saj për të paguar pagat në kohë.

“Ne jemi të bindur që me ndihmën e Qeverisë dhe angazhimin e plotë të ndërmarrjes, Trepça ka një të ardhme të ndritur, siç e meriton ndërmarrja, minatorët, Mitrovica e gjithë vendi. Bordi i sapoemëruar ka besimin dhe përkrahjen e plotë të Qeverisë për të mbikëqyrur efektivisht ndërmarrjen, për të marrë vendimet e duhura dhe për të zgjidhur sfidat operative e financiare. Lusim minatorët dhe punonjësit tjerë të Trepçës për bashkëpunim dhe që ata t’i kthehen punës sa më parë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund të arrijmë sukses dhe të përmbushim qëllimet tona të përbashkëta për një Trepçë më të fortë, për punonjësit e saj, për vetë e për shtetin tonë”, përfundon komunikata e Ministrisë së Ekonomisë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika