Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Numri i viktimave ka arritur në mbi 8 mijë

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se numri i palestinezëve të vrarë ka kaluar shifrën prej 8 mijë

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se numri i palestinezëve të vrarë që kur nisi lufta me Izraelin më 7 tetor ka kaluar shifrën prej 8.000.

Kjo ministri tha të dielën se numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 8.005, përfshirë mbi 3.300 të mitur dhe mbi 2.000 gra.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë është pjesë e Qeverisë që udhëhiqet nga Hamasi, por po ashtu përfshin mjek dhe shërbyes civilë që nuk janë të lidhur me grupin.

Numri i viktimave që nga nisja e luftës, kalon numrin e viktimave që janë regjistruar nga Kombet e Bashkuara, madje edhe nga vlerësimet e Izraelit. Ministria e Shëndetësisë në Gazë javën e kaluar publikoi emrat dhe moshën e shumicës së viktimave të regjistruara dhe tha se disa nga trupat e pajetë ende nuk janë identifikuar.

Mbi 1.400 persona janë vrarë në Izrael – shumica civilë – gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Që atëherë, Izraeli ka sulmuar nga toka, ajri dhe deti Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë./REL

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika