Munishi thumbon Valon Murselin: Duhet me ditë çka me fshi, fshisat është kollaj mi vizatu

Trajneri dhe analisti, Ismet Munishi, ka thumbuar presidentin e Dritës, Valon Murseli, pasi ky i fundit kishte publikuar fshesat, kur 'Intelektualët' kishin humbur sezonin e kaluar garën për titull

Shumë futbollistë ishin larguar edicionin e larguar nga Drita, pasi skuadra gjilanase humbi në fund të stinorit garën për titull me Ballkanin.

Një nga të larguarit ishte edhe mesfushori, Almir Kryeziu, i cili tani është pjesë e kampionit në fuqi të Kosovës.

Lidhur me këtë ka reaguar ashpër trajneri, Ismet Munishi, në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini duke aluduar se ka qenë gabim largimi i Kryeziut nga Drita.

”Është lojtari më në formë për momentin te Ballkani dhe në ligën e Kosovës. Një lojtar që për çudi e lëshon rivali kryesor për të shkuar te rivali kryesor. Se fshisat është kollaj me i çitë, po çka po fshin, duhet me ditë çka me fshi, se fshisat është kollaj mi vizatu aty, por kur je udhëheqës duhesh me ditë çka po pastron dhe ku po pastron,” tha ai.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika