Haxhiu: Kemi ngritur nivelin e zbatimit të ligjeve dhe efikasitetin e gjyqësorit

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka deklaruar se gjatë tri viteve e fundit kanë ndërmarrë reforma të thella të politikave dhe ligjeve në sektorin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka deklaruar se gjatë tri viteve e fundit kanë ndërmarrë reforma të thella të politikave dhe ligjeve në sektorin e drejtësisë por edhe në sundim të ligjit, një numër i të cilave janë ende në proces të finalizimit.

Haxhiu këto komente i bëri gjatë takimit të dymbëdhjetë të Komitetit Drejtues të Programit të BE-së, për sektorin e drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, ku është bërë prezantimi i aktiviteteve dhe rezultateve gjatë periudhës raportuese korrik- shtator 2023.

Sipas saj, gjatë tri viteve është ngritur edhe niveli i zbatimit të ligjeve dhe efikasiteti i gjyqësorit.

“Si institucione të Kosovës kemi pasur rastin të bashkëpunojmë me ekspert nga shtetet anëtare të BE-së, veçanërisht nga sistemi i drejtësisë dhe administrata publike e Gjermanisë dhe Kroacisë, përvojë e cila ka qenë mjaft e dobishme për ne që të kuptojmë edhe më mirë reformat që duhet të ndërmerren në procesin e rrugëtimit tonë në integrimet evropiane. Siç e dini Qeveria ka aplikuar për status të vendit kandidat dhe ne jemi me shpresë që do të kemi përgjigje pozitive, kjo sepse posaçërisht në këto tri vitet e fundit kemi ndërmarrë reforma të thella të politikave dhe ligjeve në sektorin e drejtësisë por po ashtu edhe në sundim të ligjit, një numër i të cilave janë ende në proces të finalizimit, kemi ngritur gjithashtu nivelin e zbatimit të ligjeve dhe efikasitetin e gjyqësorit që vërtetohen nga mekanizmat e ndryshëm monitorues ndërkombëtar. Presim që raporti i ardhshëm për vendin i Komisionit Evropian të reflektojë këto ndryshime pozitive“, tha ajo.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kujtoi se si ky projekt është realizuar edhe në Kroaci.

“Fuqizimi i sundimit të ligjit është qenësore për demokracinë dhe integrimin në BE . Jam i impresionuar kur po shoh që aktivitete të ndryshme që janë mbuluar nga projekti duke filluar nga mbështetja e reformës së institucioneve gjyqësore, qasja në drejtësi, aktet ligjore fundamentae sic kodi i procedurës civile dhe të tjera“, tha ai, duke premtuar mbështetje edhe në të ardhmen.

Ky takim është kryesuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli dhe kanë marrë pjesë edhe Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq, drejtuesi i ekipit, Zyra e BE-së në Kosovë, Nicola Scaramuzzo, përfaqësues nga EUKOJUST, si dhe përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe të tjerë./KP

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika