Kusari-Lila thotë se greva e minatorëve të Trepçës është e paligjshme

"Kjo grevë është e paligjshme, kërkesa për shkarkim nuk lidhet me kontratën e punës, pagat, kushtet e punës gjithsesi që janë të duhura.. por disa të tjera nuk i kanë kaluar procedurat", ka thënë Kusari-Lila

Mimoza Kusari - Lila, LVV

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar nga sindikalistët e Trepçës që greva e minatorëve të ndërpritet që shëndeti i tyre të mos rrezikohet më shumë dhe të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.

Ajo, në mbledhjen në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka deklaruar se kjo grevë fatkeqësisht është e paligjshme, pasi disa nga kërkesat nuk i kanë kaluar procedurat ligjore.

“Kjo grevë është e paligjshme, kërkesa për shkarkim nuk lidhet me kontratën e punës, pagat, kushtet e punës gjithsesi që janë të duhura.. por disa të tjera nuk i kanë kaluar procedurat”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila tutje ka thënë se kjo grevë nuk është me motive politike, pasi edhe në të kaluarën ka pasur të tilla.

Sindikalistët e Trepçës, në mbledhjen me Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kanë deklaruar se nuk do të ketë dorëzim nga ana e tyre deri në shkarkimin e menaxhmentit.

Kryesindikalisti i punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Jonuzi, i cili bashkë me minatorët e tjerë është në grevë tash e tetë ditë me kërkesë që t’iu përmirësohen kushtet e punës, t’iu dalin pagat me kohë dhe të shkarkohet menaxhmenti, teksa tregoi kërkesat e minatorëve, ka thënë se jeta e tyre është në rrezik.

“Kërkesat janë tri, për realizimin e pagës mujore, shkarkimi i menaxhmentit dhe sigurimi shëndetësor. Punëtorët janë të palëkundur ndaj kërkesave dhe shpresojmë që nga ky takim të dalim më një zgjidhje pasi shëndeti i tyre është në rrezik”, ka thënë ai.

Për të kundërshtuar vendimin, ai ka thënë se do t’i përdorin të gjitha mjetet ligjore.

Ndërsa, njëri nga minatorët e Trepçës ka deklaruar se ushtruesi i detyrës së shefit të menaxhmentit, Enis Abdurrahmani, është person i dështuar, pasi sipas tij, nuk ka bërë asnjë punë si duhet.

“Unë jam dëshmitar që ky person në çdo gjë është i dështuar, ne nuk jemi për politikë, vendosni kë të doni nga secila parti, thjesht nuk e duam këtë person. Shpëtona jetën e minatorëve, bëjeni një grup të gjithë partitë për jetën e minatorëve”, ka deklaruar njëri nga minatorët.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika