Shpërthim në kampin e refugjatëve në Gaza, raportohet për viktima

Ka ndodhur një shpërthim në kampin e refugjatëve "Jabalia" në Gaza dhe po raportohet për viktima

Foto: Reuters

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka njoftuar për viktima nga një shpërthim i madh në kampin e refugjatëve “Jabalia” në Gaza.

Ky kamp është më i madhi nga tetë kampet e refugjatëve të Gazës, dhe pak më shumë se 116 mijë refugjatë palestinezë janë regjistruar atje nga OKB që nga korriku i vitit 2023.

Sipas ministrisë ky shpërthim ishte shkaktuar nga një sulm ajror izraelit.

Në disa foto të realizuar nga një fotograf i Reuters duket se një zonë e konsiderueshme e kampit të refugjatëve “Jabalia” është rrafshuar.

Dhjetra njerëz po kërkohen nën rrënoja, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika