Izraeli konfirmon se e bombardoi kampin e refugjatëve në Gaza

Tashmë është konfirmuar se avionët luftarakë izraelitë kanë kryerë sulmin në kampin e refugjatëve "Jabalia" në Gaza

Foto: Reuters

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit Danial Hagari e ka konfirmuar se avionët luftarakë izraelitë kanë kryerë sulmin në kampin e refugjatëve “Jabalia” në Gaza.

Ai ka thënë se ky sulm ka vrarë komandantin e lartë të Hamasit Ibrahim Biari dhe ka shkaktuar shembjen e infrastrukturës nëntokësore të Hamasit, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Për këtë kemi raportuar dhe më herët.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës kishte njoftuar për viktima nga një shpërthim i madh në kampin e refugjatëve “Jabalia” në Gaza.

Lexo dhe: Shpërthim në kampin e refugjatëve në Gaza, raportohet për viktima

Ky kamp është më i madhi nga tetë kampet e refugjatëve të Gazës, dhe pak më shumë se 116 mijë refugjatë palestinezë janë regjistruar atje nga OKB që nga korriku i vitit 2023.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika