Korab Shaqiri e Auron Deva flasin për pjesëmarrjen në “Festivalin e Këngës”

Korab Shaqiri e Auron Deva flasin për pjesëmarrjen në “Festivalin e Këngës”

Të ftuar sot në studion e Radio Dukagjini në kuadër të emisionit “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin, ishin Korab Shaqiri dhe Auron Deva.

Deva ishte pjesëmarrës i Festivalit të Këngës në RTK, me këngën e tij, “Çmimi i Dashnisë“. Ai e cilësoi pjesëmarrjen e tij në festival si një promovim shumë të mirë për të, pasi qëllim i tij ishte që ta njohin njerëzit e mëdhenj të muzikës.

Korab Shaqiri që është tekst shkrues, komponues dhe orkestrues i këngës “Çmimi i Dashnisë“ tregoi se ishte ideja e tij që të merrte pjesë në këtë festival me Auronin, të cilin tash e tri vite e ka edhe student. Shaqiri megjithatë kërkoi që për vitin tjetër të dijnë se çfarë kriteri ka juria për këngët, pasi sipas tij në festival ka pasur këngë më konkurruese se ajo që fitoi, që megjithëse ai e konsideron si të veçantë, thotë se është këngë që harrohet lehtë.

Shaqiri tha se nuk mori pjesë vet në këtë festival pasi dëshiron që hapësira t’u jipet të rinjve, duke e cilësuar vetën së pari si kompozitor, e pastaj si këngëtar. Megjithëse nuk e përjashton pjesëmarrjen në edicionet e ardhshme, për këngën e këtij viti thotë se i është përshtatur vokalit të Auronit.

Deva deklaroi se në përformancën e tij në natën e parë të festivalit ka pasur disa probleme teknike që i kanë pamundësuar të përformojë ashtu siç është dashur, por shtoi se megjithatë e ka çuar deri në fund përformancën. Teksa natën e dytë thotë se gjithçka u rregullua para kohës dhe gjithçka shkoi pa asnjë gabim.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika