Çeku për djegien e shtëpisë së familjes Koroglu: Pres kapjen dhe ndëshkimin e kriminelëve, gjest barbar

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se ata që e djegin kulturën dhe historinë e tyre janë barbarë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas djegies së shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë.

Në një postim në Facebook, Çeku ka thënë se ata që e djegin kulturën dhe historinë e tyre janë barbarë.

“Barbarë janë ata që e djegin kulturën dhe historinë e tyre. Pas një rezistence të madhe nga familja dhe një tentim rrënimi së fundmi, dje patën filluar ndërhyrjet për shpëtimin e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë. Pasi e kuptuan që nuk zmbrapsemi nga detyrimi ynë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, qyqarët në mënyrë tinëzare pasi ra terri ia vunë flakën shtëpisë së shekullit XIX”, shkroi ai.

Çeku ka theksuar se shtëpia do të restaurohet dhe do të mundohen që faturën e restaurimit ta paguajnë ata që ia vunë flakën.

“Nuk do t’ia dalin, shtëpia do të restaurohet. Dhe do t’i përdorim të gjitha mundësitë ligjore që faturën e restaurimit ta paguajnë ata që ia vunë flakën. Pres kapjen dhe ndëshkimin e kriminelëve. Prokuroritë dhe gjykatat tona kanë rol qendror në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Dënimet e deritanishme me gjobë nga 200 deri 700 euro për dëmtim të monumenteve, kur kodi penal parasheh deri në 500 mijë euro e burgim efektiv, janë vetëm inkurajim për keqbërësit. Betejën mes barbarizmit dhe kulturës pa dyshim se do ta fitojë kultura”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika