Biden: Putin mendoi se mund ta ndante NATO-n

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është habitur që nuk ka mundur të ndajë aleatët e Aleancës Veriatlantike (NATO), në reagimin e tyre ndaj agresionit në Ukrainë.

Biden, ka folur para mediave pas udhëtimit të tij në kryeqytetin e Polonisë, Varashavë, në të cilin është takuar me ministrat e qeverisë ukrainase dhe presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.

“Jam i sigurt se Putin po llogariste aftësinë për të ndarë NATO-n, për të ndarë krahun lindor nga perëndimi, për të qenë në gjendje të ndante kombet bazuar në historitë e kaluara”, është shprehur ai.

Sipas tij, Putin nuk ia ka arritur qëllimit, ngase të gjithë kanë qëndruar së bashku.

Ai shtoi se “është kaq e rëndësishme që ne, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara, të mbajmë hapin e bllokuar se si po vazhdojmë”.

Po ashtu, sipas tij, historia ka treguar rëndësinë që SHBA-të, të mos qëndrojnë mënjanë gjatë konfliktit në Evropë.

“Ne kemi mësuar nga përvoja e trishtuar në dy luftëra botërore, kur kemi qëndruar jashtë dhe nuk kemi qenë të përfshirë në stabilitetin në Evropë”.

Ndryshe, Biden ka zhvilluar takime me dy ministrat ukrainas në Poloni.

Ky ishte takimi i tij i parë ballë për ballë me zyrtarët e nivelit të lartë, prej se forcat ruse e pushtuan Ukrainën.

Presidenti Biden, ndodhet në Poloni që nga e premtja, ku është takuar me refugjatët ukrainas në Poloni.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika