Në mes të tymit e karrigeve të përmbysura mbyllet seanca në Kuvendin e Shqipërisë

Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë të zhvilluar sot, pati tensione dhe incidente. Deputetët e opozitës fillimisht bllokuan foltoren duke vendosur karrige para saj. Më pas, deputeti Ervin Salianji hodhi tymuese blu në sallë, e cila krijoi rrëmujë dhe kaos në ambientin parlamentar

Mes tymit e karrigeve të përmbysura seanca në Kuvendin e Shqipërisë

Seanca e ditës së sotme në Kuvend e Shqipërisë është shoqëruar me tensione të shumta. Deputetët e opozitës fillimisht bllokuan foltoren me karrige, ndërsa më pas deputeti Ervin Salianji hodhi tymuese blu në sallë.

Pavarësisht nga rrëmuja e shkaktuar brenda sallës, pikat në rendin e ditës kaluan pa diskutim, direkt në votim. E ndërsa ajri rëndohej nga tymueset e hedhura nga deputeti Salianji, Lindita Nikolla lexoi të gjitha pikat, të cilat u miratuan nga deputetët e mazhorancës, shkruan “Euronews Albania”.

Deputeti Sali Berisha duket se pati probleme me frymëmarrjen, ai u largua për pak minuta nga salla, por u rikthye sërish.

Seanca e ditës së sotme përfundoi me miratimin e të gjitha vendimeve, të cilat ishin në rendin e ditës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika