Konfiskohen 11 automjete në Ferizaj, transportonin ilegalisht drunj

Janë konfiskuar 11 automjete në Ferizaj për transport ilegal të drunjve. Policia e Kosovës ka njoftuar se është konfiskuar edhe sasia e drunjve

Janë ndaluar 11 automjete për transport ilegal të drunjve në Ferizaj.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar 11 automjetet për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët a Agjencionit të Pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personave për transport ilegal, ndërsa janë konfiskuar edhe sasia e drunjëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”  dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Policia ka thënë se do të reagojë menjëherë dhe do të koordinojë aktivitetet me rojet e pyjeve, derisa të dhënat e qytetarëve do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika