Tahiri: Kurti ka refuzuar ta arrestojë Radojçiqin, ndonëse e kishte në dorë

"Ky kryeministër, që në kohë reale e ka parë Radojçiqin në Republikën e Kosovës, të armatosur me grup të armatosur dhe e ka ndaluar Policinë e Kosovës ta arrestojë. Nuk ka dashur ta fusë në burg personin të cilin e ka pasë në dorë. E ka parë në kohë reale, ka refuzuar ta arrestojë. Arsyet ne nuk i dimë, i di ky. Koha do ta shpjegojë", ka thënë Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “ka refuzuar” ta arrestojë kriminelin, Milan Radojçiq, “ndonëse e ka parë në kohë reale” të armatosur në territorin e Kosovës.

Në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës, Tahiri ka thënë se Kurti ka ndaluar Policinë e Kosovës ta arrestojë atë kriminel duke thënë se arsyet i di vetëm ai (Kurti).

“Ky kryeministër, që në kohë reale e ka parë Radojçiqin në Republikën e Kosovës, të armatosur me grup të armatosur dhe e ka ndaluar Policinë e Kosovës ta arrestojë. Nuk ka dashur ta fusë në burg personin të cilin e ka pasë në dorë. E ka parë në kohë reale, ka refuzuar ta arrestojë. Arsyet ne nuk i dimë, i di ky. Koha do ta shpjegojë”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, Millan Radojçiq ka pranuar se e ka organizuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit dhe se ka qenë pjesë e këtij grupi të armatosur.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika