Ushtria e Izraelit thotë se e goditi një ambulancë në Gazë

Ushtria e Izraelit ka goditur një ambulancë në Rripin e Gazës dhe ka pohuar se kishte sulmuar militantët e Hamasit. Ndërsa në anën tjetër, ministria e Shëndetësisë e Gazës, nën kontrollin e Hamasit, ka deklaruar se ambulanca po evakuonte të plagosur nga zona e rrethuar në jug të Gazës

Palestinezët duke i shikuar dëmet në një ambulancë, e cila u godit nga një sulm ajror në hyrje të spitalit al-Shifra në Rripin e Gazës, më 3 nëntor 2023.

Ushtria e Izraelit e pranoi të premten se e ka goditur një ambulancë gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës, për të cilën, tha se po barte militantë të grupit palestinez, Hamas.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, tha se ambulanca ishte duke evakuuar njerëz të plagosur nga veriu i rrethuar në jug të vendit.

Sipas saj, ambulanca ishte pjesë e një autokolone që po largohej nga sitali al-Shifa, të cilën e sulmoi Izraeli të premten, duke shtuar se “një numër i madh” u vranë dhe u plagosën, por pa dhënë shifra.

Por, të premten vonë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se ushtarët e vet kishin vlerësuar se ambulanca “po përdorej nga një qelizë terroriste e Hamasit” dhe se një numër i militantëve të Hamasit u vranë gjatë sulmit.

“Ne e theksojmë se kjo zonë është zonë lufte. Civilëve në këtë zonë u bëhet thirrje vazhdimisht për t’u evakuuar në jug për sigurinë e tyre”, tha IDF-ja.

Hamasi i rrëmbeu rreth 240 njerëz gjatë sulmeve të përgjakshme që i kreu në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor, të cilat e shkaktuan një luftë të re Izrael-Hamas, shkruan REL.

Mbi 1.400 njerëz u vranë nga sulmet e Hamasit më 7 tetor, sipas zyrtarëve izraelitë.

Ndërsa, nga sulmet hakmarrëse izraelite në Gazë janë vrarë mbi 9.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika