Sveçla takon senatorë e deputetë në Paris, kërkon të sanksionohet Serbia e të heqen masat ndaj Kosovës

Sveçla ka ftuar deputetët dhe senatorët francezë që të veprojnë në drejtim të sanksioneve ndaj Serbisë dhe të heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, në mënyrë që të parandalohet çdo veprim i ri agresioni nga Serbia kundrejt Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se në kuadër të konferencës së OECD/SIGMA në Paris, ka zhvilluar takime me një sërë deputetësh dhe senatorësh, me të cilët, ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Siç thuhet në njoftim, në këtë takim Sveçla ka theksuar çasjen destruktive të regjimit të sotëm të Serbisë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.

“Të gjitha këto takime i konfirmuan lidhjet e miqësisë mes Kosovës dhe Francës dhe rëndësinë që ato të përforcohen gjithherë e më shumë, edhe përmes diplomacisë parlamentare. Këto takime mundësuan së pari ndarjen e informatave më të fundit rreth gjendjes së sigurisë së krijuar për shkak të veprimeve të agresionit të Serbisë në Kosovë, prej marrjes peng të oficëreve të Policisë së Kosovës në qershor deri te sulmi terrorist i 24 shtatorit. Së dyti ishte rasti për të theksuar dhe përshkruar më tutje dhe me faktet më të reja vullnetin dhe çasjen destruktive të regjimit të sotëm të Serbisë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajon”, thuhet në njoftim.

Në takimin e Sveçlës me Jean-Louis Bourlanges, deputet dhe kryetar i Komisionit për Punët e jashtme, Christophe-André Frassa, senator dhe nënkryetari i parë i Komisionit për Ligjet, senatorja e Francezëve që jetojnë jashtë Hélène Conway-Mouret, Thomas Gassilloud, deputet dhe kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Forcat e armatosura, Philippe Paul, senator dhe nënkryetar i Komisionit për Punët e jashtme, Mbrojtje dhe Forcat e armatosura, Jean-Philippe Ardouin dhe Jean-Charles Larsonneur deputetë, përkatësisht kryetar dhe anëtar i grupit të miqësisë Francë-Kosovë, Sacha Houille, deputet dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve u diskutua edhe për përparimet e Kosovës në fushat demokratike dhe të sundimit të ligjit dhe tek agjenda reformuese e Qeverisë së Kosovës, me një theks të veçantë te reforma e administratës publike dhe ligjet përkatëse, por gjithashtu u bisedua rreth perspektivave evropiane të vendit dhe të rajonit edhe debateve të sotme rreth zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Gjatë gjithë këtyre takimeve u konfirmua që nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit sa më shpejt të mundshëm të Kosovës si dhe të rajonit në Bashkimin Evropian, por integrimi duhet të bëhet në bazë të meritave. Ngritëm në vëmendje që mungesa e demokratizimit të Serbisë dhe rradhitja e saj politike me fuqitë autokrate dhe diktatoriale globale u bënë faktorë kryesorë dhe kërcënues ndaj stabilitetit të gjithë rajonit dhe perspektivave të integrimit”, thuhet tutje.

Sveçla ka ftuar deputetët dhe senatorët që të veprojnë në drejtim të sanksioneve ndaj Serbisë dhe të heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, në mënyrë që të parandalohet çdo veprim i ri agresioni nga Serbia kundrejt Kosovës.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika