Turqia thotë se BE-ja është “paragjykuese” në rrugën e saj drejt anëtarësimit

“Ne i kundërshtojmë kategorikisht pretendimet dhe kritikat e pajustifikuara, kryesisht për kriteret politike dhe kapitullin për gjyqësorin dhe të drejtat themelore”, ka thënë Ministria e Jashtme turke

Raporti vjetor i Komisionit Evropian për përparimin e Turqisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është “i padrejtë dhe paragjykues”, ka thënë Ministria e Jashtme e Turqisë.

Në raportin e trupit ekzekutiv të BE-së, të publikuar të mërkurën, Turqia është kritikuar për kthim mbrapa në standardet demokratike, sundim të ligjit, në fushën e të drejtave të njeriut dhe në pavarësinë e gjyqësorit.

“Ne i kundërshtojmë kategorikisht pretendimet dhe kritikat e pajustifikuara, kryesisht për kriteret politike dhe kapitullin për gjyqësorin dhe të drejtat themelore”, ka thënë Ministria e Jashtme turke, përmes një deklarate, shkruan Rel.

Komisioni ka thënë, po ashtu, se Turqia nuk ka vepruar në përputhje me rregulloret për sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe të drejta themelore në luftën kundër terrorizmit.

Ministria turke ka thënë se supozimet janë të padrejta dhe vënë në pah “mungesën e sinqeritetit të BE-së dhe standardet e dyfishta”, duke shtuar se çështjet që lidhen me të drejtat themelore, janë të diskutueshme edhe brenda vendeve të bllokut evropian.

Gjetjet e këtij raporti rrezikojnë t’i tensionojnë edhe më shumë marrëdhëniet në mes të BE-së dhe Turqisë, për shkak të çështjeve të lidhura me migrimin, dhe së fundi për shkak të qëndrimeve për luftën Izrael-Hamas.

Rruga e Turqisë për anëtarësim në BE është bllokuar me vite, ndonëse bisedimet për anëtarësim patën nisur më 2005.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika