Hoxha takon Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të sjellë rezultate konkrete

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka takuar të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë–Beograd, Peter Sørensen, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit.

Në një postim në platformën X, Hoxha bën të ditur se në qendër të diskutimit ishte nevoja për një dialog të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete, me synim përshpejtimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Dukagjini.

“Gjatë qëndrimit në “Bled Strategic Forum”, zhvillova takime edhe me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Prishtinë–Beograd, Peter Sørensen, Sekretarin e Përgjithshëm në detyrë të Bashkimit për Mesdheun, Fadi Hajli, si dhe me Drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Tālis Linkaits. Në qendër të diskutimeve ishin dialogu, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe rëndësia e përshpejtimit të ndërlidhjes dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në hapësirën evropiane”.

Mes tjerash, Hoxha thekson se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të ishin një kontribut i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Me Sørensen, theksova rëndësinë e një dialogu të qëndrueshëm, të orientuar drejt rezultateve konkrete e të prekshme, për të avancuar më shpejt drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si një kontribut i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Hoxha.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika