Kajtazi: Ajo çfarë ka ndodhur në Amerikë është hajgare, Kurti duhet të jap dorëheqje

Vizita e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas gazetarit Vehbi Kajtazi, ishte thatë dhe pa peshë, pasi atë nuk e ka pritur askush nga figurat kryesore të Shtëpisë së Bardhë, andaj sipas tij, Kurti duhet të jap dorëheqje

Anlisti, Vehbi kajtazi

Gazetari hulumtuës Vehbi Kajtazi ka thënë se, ajo që ka ndodhur në Amerikë është hajgere pasi për 15 ditë Kurti në Amerikë nuk e ka takuar askënd nga personazhet kryesore për veç këshilltarit të presidentit Joe Biden në shkallë të banesës.

Sipas Kajtazit, Marko Gjuriqi të cilin e kishte ngrehur zvarrë Policia e Kosovës, nga veriu për në Prishtinë, tani ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, e ka takuar presidentin Joe Biden, ndërsa kryeministri Albin Kurti nuk e ka takuar.

Ai i ka numëruar personat e rëndësishëm të cilët nuk i ka takuar Albin Kurti duke thënë se “as Presidentin Joe Biden, as Sekretarin Antony Blinken, as Nënkryetaren Kamala Harris, nuk i ka takuar përveç një këshilltari edhe atë më gjasë në hyrje të banesës e ka takuar” ka thënë ai duke ironizuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan

“Kurtin nuk e ka pritur askush në takimi”, ka thënë Kajtazi.

Tutje Kajtazi duke e komentuar vizitën e Kurtit është shprehur se “kjo është e tmerrshme me ta pritur kryeministrin në shkallë të hyrjes dhe mos me fut brenda. Nuk ka më poshtërsi. Nuk ka ku të biemë më poshtë se sa kështu”.

“Kur pritet si duhet, e ki një stemë në zyrë nga mbrapa por takimi më i larët për Kurtin  ka qenë te shkallët”, ka thënë Kajtazi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika