Të shtunën, ujësjellësi shpërlan linjat për të përmirësuar kualitetin e ujit nga Badoci

KRU “Prishtina” ka njoftuar se me rekomandim të DCBDU-së dhe IKSHPK-së, gjatë ditës së nesërme, 11 nëntor 2023, e shtunë, do të bëjë shpëlarje të linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të shtunën do ta bëjë shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga liqeni i Badocit, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit.

Sipas njoftimit, zonat që do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë, janë ato që ishin të prekura javëve të fundit nga niveli i lartë i manganit në këtë liqen.

Ndryshe, ka disa javë që ata që furnizohen me ujë nga ky liqen nuk është rekomanduar të konsumojnë ujin për pije për shkak të nivelit të manganit.

“Autobotët janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi”, thuhet tutje në njoftimin për media.

“Me rekomandim të DCBDU dhe IKSHPK gjatë ditës së nesërme, 11 nëntor 2023, e shtunë. KRU” Prishtina” do të bëjë shpërlarje të linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit. Zonat që do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë po të njëjtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badocit. Autobotët janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika