Petkoviq: Në kohën e Listës Serbe dhe Vuçiqit, 40 mijë serbë e lanë Kosovën

Në dhjetë vitet e fundit, rreth 40 mijë serbë kanë braktisur Kosovën, sipas ish-ministrit Ish-ministri për Komunitete dhe Kthim, Slavisha Petkoviq. Për këtë gjë ai e ka fajësuar Listën Serbe dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Ish-ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Slavisha Petkoviq

Ish-ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Slavisha Petkoviq, ka thënë sot se në dhjetë vitet e fundit rreth 40 mijë serbë janë larguar nga Kosova.

“Përqindja më e madhe e serbëve nga veriu u larguan në dhjetë vitet e fundit qëkur Vuçiq erdhi në pushtet dhe vendosi të ashtuquajturën Listë Serbe në Kosovë, e cila mori përsipër gjithçka, u bë zotëruesi absolut i jetës dhe vdekjes kur serbët ishin të shqetësuar. Me ndihmën e gjithanshme të Prishtinës dhe me ndihmën e Listës Serbe dhe politikës së udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, pothuajse 40 mijë serbë janë shpërngulur në 10 vitet e fundit”, ka thënë Petkoviq, transmeton Radio Kim.

Petkoviq tha se në emigrimin e serbëve ka ndikuar edhe vrasja e dy kandidatëve për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Dimitrije Janiqijeviq dhe Oliver Ivanoviq.

Ai ka vlerësuar se procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës ka filluar pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.

“Në fakt, është një proces i rrumbullakosjes së pavarësisë së brendshme për të ardhur më vonë tek ajo që Von der Leyen tha në Beograd se Serbia duhet aë njohë de fakto pavarësinë e Kosovës. Thjesht, një pjesë e serbëve nuk kanë dashur ta pranojnë këtë, nuk do të jetojnë në Kosovën e pavarur dhe për këtë po largohen. Arsyeja e dytë është e përhershme, gjatë gjithë këtyre viteve: presionet, djegia e makinave serbe nga serbët në veri, hedhja e bombave ndaj serbëve, vrasja e Janiçijeviqit, vrasja e Ivanoviqit… Të gjitha këto ngjallën frikë, veçanërisht te serbët në veri”, tha. Petkoviq./Danas

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika