Arrestohet një person në Zubin-Potok, konfiskohen disa armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar dhe në shtëpinë e tij në Zubin-Potok ka konfiskuar disa armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Zubin Potok, të hënën e 13 nëntorit. Tek i dyshuari janë konfiskuar disa armë.

Ai thuhet se është ndaluar në afërsi të shtëpisë, pasi, sipas policisë, po paraqiste lëvizje të dyshuara.

“Më urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarit D.R., (viti i lindjes 1974) m/k, ku janë gjetur dhe sekuestruar:  Një pushkë M-70 me 5 fishek te llojit 30 06 PPU, një pushkë gjuetie e llojit Cifsan me 23 fishekë, dy kartela të shoqatës së gjuetarëve, një radiolidhje e dorës me adapter e llojit Boafeng, një brisk dhe një uniformë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me udhëzim të tij rasti iniciohet në procedurë të rregullt hetimore.

“Policia e Kosovës do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e  kryerësve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika